Investigimi i BBC: Lobimi i Bashës në SHBA u bë nga kompanitë e rrethit të Putin

12:55 | 2 Nëntor 2023
L G

BBC, ka publikuar këtë të martë një investigim të gjatë në lidhje me mënyrën si rrethi i ngushtë i Vladimir Putin ka përdorur kompani të ndryshme për të fshehur pronarët, për të marrë pagesa të paligjshme dhe për të depërtuar në ekonominë britanike.

Alpha Consulting me bazë në ishujt Seicheles ndihmoi edhe në formimin e më shumë se 900 partneriteteve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat u përdorën si kompnai për të fshehur pronarët e vërtetë rusë, miq të Putin.

Pjesë e kompanive të lidhura me Alpha Consulting sipas BBC është dhe një kompani e ish-kreut të Wagner Yevgeni Prigozhin, e cila “fshihte” dhe jahtin e përdorur prej tij.

Pjesë e investigimit përmendet dhe skandali i lobimit të Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017.

BBC shkruan se kryedemokrati Basha ka paguar para për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Media britanike thekson se kompania Biniatta Trade LP e cila pagoi lobistin amerikan në emër të PD, është një kompani e lidhur me Alpha Consulting.

Sipas artikullit Rusia ka shpenzuar 500 mijë dollarë për lobim për Lulzim Bashën dhe nuk dihet mënyra si janë transferuar këto para.

“Në mars 2017, BBC shkruan se kompania ‘Biniatta Trade LP’, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të merrte një mundësi fotografike me presidentin e atëhershëm Donald Trump i përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare.

Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë.

Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes sekretit në det të hapur dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara të Alpha përfshijnë një marrëveshje nga viti 2015, kur u krijua partneriteti, i cili emëronte pronarin përfitues si një shtetas rus i quajtur Maxim Trofimets.

Në verën e vitit 2017, kur ligji për partneritetet skoceze ndryshoi, z. Trofimets nuk u deklarua si “personi i kontrollit të rëndësishëm” të Biniatta-s dhe një kandidat i Alpha deklaroi në mënyrë të rreme se firma kishte dhënë të gjithë informacionin që duhej.

Të nesërmen, i njëjti kandidat i Alpha nënshkroi fshehurazi një marrëveshje të re autorizimi, duke rinovuar kontrollin e z. Trofimets mbi Biniatta”, thuhet në artikull./euronews/

Të ngjashme