Policia kanadeze është duke marrë në pyetje të dyshuarin kryesor që shkeli turmën me një furgon të marrë me qira në veri të Torontos, duke vrarë 10 persona e lënduar 15 të tjerë.
Alek Minassian, 25 vjeçar nuk ishte më parë i njohur nga autoritetet, thotë policia, duke shtuar që incidenti duket të jetë i qëllimshëm, por nuk dihen ende motive, transmeton portali arbresh.info.
Minassian është arrestuar pas një zënke me një oficer policie.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau e quajti incidentin një “sulm të pakuptimshëm dhe një tragjedi të tmerrshme”.
Oficeri që arrestoi Minassianin u lavdërua që nuk hapi zjarr gjatë zënkës me të dyshuarin, i cili pretendonte se ishte i armatosur dhe vuri në dukje në objekt tek oficeri./Arbresh.info/
Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen dy persona
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 ...
Stavileci, PDK: Tubimet në Prishtinë e Ferizaj treguan se Ko...
42 persona të arrestuar gjatë një jave në rajonin e Ferizajt...
21 fëmijë lindën gjatë javës së kaluar në spitalin e Pejës
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë f...