Pesëdhjetë minuta intervistë “blockbuster” për “New York Times”: përse Donald Trump i dha një intervistë të përditshmes që e quan “Fake News Joke”?
Ekspertët janë të ndarë, më të ndershmit thonë “nuk e di”, të tjerë thonë se Trump-i do, si të sulmojë mediat “armike”, ashtu edhe të marrë vëmendjen e tyre, madje edhe miratimin e tyre. Sido që të jetë, ka detaje për të mos u humbur mbi “diplomacinë personale” të presidentit amerikan, dhe mënyrën si i percepton ai udhëheqësit, në vend dhe jashtë. Ja disa prej tyre.
Macron-i vdes të më shtrëngojë dorën
Trump-i është shumë i nderuar nga pritja që iu rezervua në Paris nga presidenti francez. “Great guy”. Macron-i i ka thënë që “në Francë të duan shumë”, pavarësisht problemeve të marrëveshjes së Parisit mbi klimën, nga e cila SHBA u tërhoq. “Eshtë inteligjent, i fortë, i pëlqen shumë të më shtrëngojë dorën”, thotë Trump-i, “njerëzit nuk e kuptojnë që atij i pëlqen të më shtrëngojë dorën, dhe është gjë e bukur”. Dhe më pas, duke folur sërish për paradën e 14 korrikut, duke sugjeruar se duhet të bëhet një e tillë edhe në Uashington, Trump-i përsërit: Macron “është vërtetë njeri i zoti. Dhe është i fortë, e kështu duhet të jetë. Mendoj se do të jetë një president i shkëlqyer, por i pëlqen të më shtrëngojë dorën”.
Merkel dhe dora që nuk u zgjat
Trump-i jep versionin e tij, për atë herë kur kancelarja gjermane i kishte zgjatur dorën dhe ai nuk ia kish shtrënguar. “Ndodhesha në kolltukun tim, ndodheshim aty prej dy orësh. Pra nuk kishim pse thoshim ‘hej, gëzohem që të takoj’. Më pas erdhën gazetarët, dhe dikush thirri ‘shtrëngoni duart’! Por unë as nuk e kisha dëgjuar, dhe kështu nuk ia dhashë dorën, sepse ishim bashkë prej orësh. Një ditë më pas, titujt: “Trump-i refuzon t’i japë dorën”. Por ajo më telefonoi dhe më tha, ‘e di, mendoj që ne shkojmë shumë dakord’, dhe unë i thashë sigurisht që biem dakord, por duhet ‘të hedhësh para në NATO’, dhe e dyta, disballanca jonë tregtare është qesharake: e dini, është një makinë me para”.
Pse Trump-i shkoi tek Putini në darkë, pas G20?
Për dy arsye. E para ishte që po mërzitej: ishte ulur pranë bashkëshortes së kryeministrit japonez, Shinzo Abe, “të mrekullueshëm ai dhe zonja”, “por ajo nuk flet anglisht”. Pra, asnjë çikë anglisht? “Aspak, as edhe Hello”.
Sa situatë e çuditshme. “Po, është e sikletshme, edhe sepse ndodhesh aty për… një orë e 45 minuta”. Arsyeja e dytë është që Melania qe ulur pranë Putinit (flet rusisht? “Jo, flet shumë gjuhë të tjera”) dhe Trump-i shkoi në atë anë të tryezës, për të përshëndetur bashkëshorten dhe kur ishte atje, “ndalova që të përshëndes Putinin. Vërtetë, më shumë për mirësjellje… Folëm për … gjëra. Ishte interesante realisht, folëm për adoptimet”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...