Më shumë se 1 700 persona u arrestuan në 10 vende aziatike gjatë një operacioni të gjerë kundër kontrabandës së paligjshme të armëve të zjarrit, njofto organizata ndërkombëtare e policisë “Interpol”, në Lion.
Më shumë se 700 armë u konfiskuan në operacionin e parë të forcës në Azi, të quajtur “Operacioni Trigger-Salvo II”, si dhe më shumë se 45 000 fishekë municionesh.
Operacioni i kryer midis 13 dhe 24 nëntorit, synonte të pengonte lëvizjen ndërkufitare të armëve të zjarrit dhe të përcaktonte lidhjet midis grupeve të organizuara kriminale transnacionale, trafikut të armëve të zjarrit dhe terroristëve.
“Në Azinë Qendrore, Jugore dhe Lindore, armët e vogla janë bërë normë për njësi të tilla, pasi ato janë të lira dhe të lehta për t’u fshehur, transportuar dhe aksesuar”, tha “Interpol”.
Kjo u dëshmua në Pakistan, ku u gjetën disa qindra armë zjarri dhe municione, kryesisht në provincat në kufi me Afganistanin.
“Kjo çoi në 614 arrestime, hetime të reja dhe njohuri më të mëdha në rrugët e përdorura nga kamionët nga Afganistani për të transportuar armë zjarri dhe municione në Pakistan”, tha “Interpol”./abcnews.al
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...