Interpol publikon listën e 50 të dyshuarve të ISIS-it që mendohen se ndodhen në Itali

23:04 | 31 Janar 2018
Trina Galanxhi

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) ka dorëzuar një listë prej 50 anëtarësh të dyshuar të grupit terrorist ISIS, të cilët mendohet se kanë kaluar në Itali si refugjatë.

Gazeta “The Guardian” e cila e ka parë listën, supozon se terroristët kanë arritur në Itali me anije dhe mund të përpiqen që të depërtojnë në shtetet tjera europiane, transmeton portali arbresh.info

Lista u dorëzua fillimisht në Ministrinë e Brendshme italiane me 29 nëntor 2017.

Të paktën nga të përmendurit në liste njihen tek shërbimet europiane të sigurisë, ndërsa besohet se njëri nga ish-luftëtarët e ISIS-it mund të ketë kaluar kufirin drejt Francës.

Të gjithë personat që gjinden në liste janë shtetas të Tunizisë, vend i vili besohet se ka një burim të lartë për rekrutët e ISIS-it.

“The Guardian” shton se në listë janë emrat, mbiemrat dhe datat e tyre të lindjes.

Në korrik 2017, Interpol shpërndau një listë prej 173 terroristësh të cilët mund të kryejnë sulme terroriste në Europë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme