Interneti në rrezik, lirohet nga burgu hakeri i fuqishëm

10:09 | 29 Shtator 2015
Arbresh Info

Gottfrid Svartholm Warg, bashkëthemeluesi i ueb faqes famëkeqe për shpërndarjen e skedarëve The Pirate Bay, është liruar nga burgu suedez pas tri viteve prapa grilave për shkak të sulmeve kibernetike dhe shkeljen e të drejtave të autorit.

Svartholm Warg, i njohur i ‘Anakata’, ka qenë i burgosur për shkak të shkeljeve të të drejtave autorialeve të lidhura me ueb faqen The Pirate Bay, shkruan arbresh.info. Ky lajm vjen vetëm disa muaj pasi bashkëthemeluesi i tretë dhe i fundit Fredrik Neij, i njohur si TiAMO, u lirua nga burgu suedez pas 10 muajve qëndrim prapa grilave.

Svartholm nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë publike pas lirimit nga burgu të shtunën, por lëshimi i tij u raportua nga gazeta suedeze ‘Dagens Byheter’. Megjithatë, lirimi i tij nga burgu u konfirmua edhe nga nëna e Wargut, Kristina Svartholm përmes rrjetit social Twitter.

“Po, #anakata është i lirë tani. Nuk ka nevojë më për thirrje #freeanakata. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e rëndësishme gjatë këtyre tri viteve!”, shkroi Kristina në Twitter, transmeton arbresh.info.

Svartholm ishte arrestuar në banesën e tij në Cambodian në shtator të vitit 2012, dhe është ekstraktuar në Suedi në nëntor të vitit 2013, ku iu shërbeu akuzave për shkeljen e të drejtave autoriale. Në nëntor të vitit 2013 ai përfundimisht u ekstradua në Danimarkë për tu përballur me akuza ndaj hakimeve të bëra.

Njëra nga ueb faqet më të famshme në botë për shpërndarjen e dosjeve, The Pirate Bay kryesisht është përdorur për të shpërndarë materiale si softuerë të pirateruar, video dhe gjëra të tjera falas.

Pavarësisht dënimeve penale dhe rrëzimit të serverit disa herë nga policia, Pirate Bay vazhdon të operojë, ndonëse është zhvendosur në domain-e të ndryshime disa herë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme