Qeveria gjermane pranoi të martën se agjencitë e inteligjencës ende kanë kontakte me organizatën e Fetullah Gylenit, i cili nga pushteti turk akuzohet për organizimin e puçit të dështuar në vitin 2016.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Partisë së Majtë në kuvend, qeveria i konfirmoi bisedimet e vazhdueshme dhe bashkëpunimin me grupin e Gylenit dhe përkrahësve të tij, të cilët njihen edhe me emrin gylenistë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Berlini refuzoi të ofronte informata shtesë për këto kontakte me arsyetimin se një veprim i tillë do të mund t’i zbulonte burimet dhe ta rrezikojë aftësinë funksionale të agjencive të spiunazhit, duke iu referuar agjencisë së jashtme për inteligjencë, BND, dhe agjencisë së brendshme për inteligjencë, BfV.
Deputetja Ulla Jelpke e kritikoi ashpër qeverinë për fshehjen e informative nga kuvendi dhe theksoi se bisedimet e vazhdueshme të Berlinit me organizatën e Gylenit, kryesisht përmes organizatave të inteligjencës, është zhvillim alarmant.
“Duket sikur qeveria gjermane dëshiron t’i mbajë kontaktet me rrjetin e Gylenit për të pasur ndikim në Turqi pas pushtetit të Erdogan-it”, tha ajo.
Në anën tjetër, grupet e lidhura me Gylenin kanë mohuar se kanë agjendë të fshehtë për të arritur qëllime politike dhe pretendojnë se janë duke punuar vetëm përmes projekteve për arsimin dhe kulturën.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...