Google ADS

Inteligjenca britanike: Rusia rrezikon të shdërrohet në ‘shtet të izoluar’

14:05 | 14 Maj 2018
A. B.

Rusia po kërkon që të minojë demokracitë evropiane dhe të nxisë dyshime te Perëndimi përmes aktiviteteve malinje dhe “gënjeshtrave”, u tha shefi i agjencisë së inteligjencës britanike, Andrew Parker, homologëve të tij evropianë.

Gjatë adresimit në Berlin, shefi i MI5 Parker tha se Rusia po kryen veprime “agresive dhe të dëmshme” dhe rrezikon që të shdërrohet “në shtet të izoluar”.

Parker tha se sulmi me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani ishte “një aktivitet i qëllimshëm” në tokën britanike dhe një nga shkeljet më flagrante të Moskës sa i përket “rregullave ndërkombëtare”.

Londra e ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit të Skripalëve, pretendime të cilat Rusia i ka hedhur poshtë.

Shefi i MI5 gjithashtu ka dënuar atë që ai e quajti fushatë dezinformuese të Rusisë, pas këtij sulmi.

Parket githashtu tha se aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia nuk duhet të pranohet dhe po ashtu të papranueshme janë edhe ndërhyrjet në zgjedhjet perëndimore.

Shefi i MI5 gjithashtu shprehi rëndësinë e sigurisë duke theksuar se Evropa po përballet me kërcënime terroriste.

Grupi militant, Shteti Islamik po planifikon “sulme shkatërruese dhe komplekse”, tha Parker.

“Sfidat e sigurisë që po balafaqohemi janë të mëdha, por ne mund t’i kundërvihemi atyre së bashku”, përfundoi ai./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme