Gjatë 48 orëve të fundit janë raportuar luftime të ashpra, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë ofensivën e tyre kundër Rusisë në provincën Kherson, në perëndim të lumit Dnieper, sipas inteligjencës britanike.
https://twitter.com/DefenceHQ/status/1550719659468537856?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1550719659468537856%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Finteligjenca-britanike-ruset-sulmojne-me-raketa-ukrainen-qendrore-raportohet-per-luftime-te-ashpra-ne-kherson%2F
“Forcat ruse po përdorin armë të rënda përgjatë lumit Inhulets, një degë e Dnieper. Linjat e furnizimit të forcave ruse në perëndim të lumit janë gjithnjë e më të rrezikuara ”, sipas një deklaratë inteligjencës britanike.
Sulmet kanë shkaktuar dëme të shumta në urën Antonievsky. Ndërkohë, rreth 1000 ushtarë rusë janë rrethuar nga forcat ukrainase në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Oleksiy Arestovich tha se pas përpjekjes së pasuksesshme të ushtarëve rusë për të thyer kordonin ukrainas të enjten, pushtuesit e gjetën veten të rrethuar pranë fshatit Vysokopilya.
Rikujtojmë, gjithashtu se ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë në rajonin Kherson, pjesa më e madhe e së cilës është nën kontrollin e Moskës pas pushtimit rus që filloi më 24 shkurt.
Kherson është përballuar me protesta të përsëritura anti-ruse gjatë muajve të fundit, duke përfshirë sulme ndaj zyrtarëve të administratës së emëruar nga Moska./arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...