Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315.000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 80 për qind e trupave që i kishte kur e nisi konfliktin, ka thënë një burim brenda inteligjencës të martën.
Raportoi, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit.
Ambasada e Rusisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment.
Zyrtarët rusë kanë thënë se Perëndimi e zmadhon numrin e trupave ruse të vrara në luftë në vlerësimet e veta dhe se, pothuajse gjithmonë, i zvogëlon humbjet e Ukrainës në këtë luftë – për ta cilat zyrtarët rusë thonë se janë të mëdha.
Burimi tha se raporti i deklasifikuar së fundmi i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 me 360.000 trupa.
Prej atëherë, sipas raportit, 315.000 trupa ruse, apo rreth 87% të numrit të përgjithshëm me të cilin e nisi luftën, janë vrarë apo plagosur, tha burimi.
Humbjet e mëdha, sipas burimit, janë arsyeja pse Rusia është detyruar t’i lehtësojë standardet e rekrutimit dhe t’i thërrasë në ushtri të dënuarit me burg dhe civilët e moshuar për të luftuar në Ukrainë.
“Shkalla e humbjeve e ka detyruar Rusinë të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur aftësinë për të luftuar. Rusia shpalli një mobilizim prej 300.000 trupave në fund të vitit 2022, dhe i ka lehtësuar standardet për ta mundësuar rekrutimin e të dënuarve dhe civilëve të moshuar”, gjeti raporti, sipas burimit.
Ushtrisë ruse i kanë mbetur vetëm 1.300 automjete të blinduara në fushëbetejë dhe tani i duhet t’i përforcojë forcat ushtarake me tanke T62 të prodhuara në vitet ’70, theksoi burimi./rel
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë