Moska nuk ka trupa të mjaftueshme në Kherson për të kontrolluar në mënyrë efektive rajonin, sipas SHBA-së.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines i tha CNN se Kremlini përballet me “aktivitet partizane në rritje në Ukrainën jugore”, i cili mund të paraqesë një sfidë në rritje.
Në javët e fundit, Moska ka tërhequr një numër të konsiderueshëm trupash nga zona për të luftuar në Donbas.
Një zyrtar amerikan tha se kjo mund t’u ketë ofruar ukrainasve një mundësi për të rrëzuar administratorët rusë të instaluar në vend.
Aktualisht nuk është e qartë se sa trupa ruse gjenden në rajonin e Khersonit.
Ndryshe, nëse zona kthehet në duart e Ukrainës, kjo do të dëmtonte kontrollin e Moskës në bregun e Detit të Zi dhe qasjen në Krime. /Telegrafi/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero