Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit, në të cili autoritetet ruse thanë se ndodhej udhëheqësi grupit mercenar Wagner, i cili u lavdërua të enjten nga Vladimir Putini, megjithëse janë shtuar dyshimet se presidenti rus ishte arkitekti i atentatit.
Një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’i mbyllur gojën kritikëve të tij”, shkruan VOA.
Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të bënin komente, nuk dhanë asnjë detaj mbi atë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili besohet gjerësisht si një hakmarrje për rebelimin e grupit Wagner në qershor, sfida më e madhe ndaj sundimit 23 vjeçar të udhëheqësit rus.
Disa nga ndihmësit e lartë të zotit Prigozhin ndodheshin në avionin e rrëzuar.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta.
Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat.
Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.
Avioni që mbante themeluesin e kompanisë ushtarake Wagner dhe gjashtë pasagjerë të tjerë u rrëzua të mërkurën menjëherë pasi u nis nga Moska me një ekuipazh prej tre personash, sipas autoritetit rus të aviacionit civil.
Ekipet e shpëtimit gjetën 10 trupa dhe mediat ruse cituan burime anonime brenda grupit Wagner që thanë se Prigozhin kishte vdekur.
Por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Presidenti Joe Biden, duke folur para gazetarëve të mërkurën, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij./euronews.al/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek