Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës amerikane, Rusia tani ka afër 75% të forcave të saj konvencionale të vendosura kundër Ukrainës, tha për CNN një zyrtar amerikan me njohuri të drejtpërdrejta të inteligjencës.
Përqendrimi i forcave brenda distancës goditëse të Ukrainës është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes që SHBA beson se Rusia është gati për të sulmuar, tha zyrtari.
Kjo përfshin rreth 120 nga gjithsej 160 grupe taktike të batalioneve ose BTG të vlerësuara të Rusisë, të cilat janë të pozicionuara brenda 60 km larg Ukrainës, sipas zyrtarit. Ndërsa kjo shifër përfaqëson 75% të njësive kryesore luftarake të Rusisë, është më pak se gjysma e totalit të trupave në ushtrinë ruse.
Zyrtarët amerikanë kanë raportuar se trupat ruse të kombinuara me forcat separatiste mund të jenë deri në 190,000 të dislokuara rreth Ukrainës.
Rreth 35 nga 50 batalionet e njohura të mbrojtjes ajrore janë vendosur kundër Ukrainës. Përveç kësaj, SHBA vlerëson se rreth 500 avionë luftarakë dhe bombardues janë brenda rrezes së Ukrainës, si dhe 50 bombardues të mesëm dhe të rëndë.
Së bashku, forcat ruse tani janë shumë më të mëdha se forcat ushtarake ukrainase, sipas vlerësimit. /abcnews.al/
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve