Organizata që mbikëqyr Çmimin Nobel për Paqen, ka deklaruar se çmimin i dhënë në vitin 1991 për Aung Sang Suu Kyi të Myanmarit nuk mund t’i hiqet.
Olav Njolstad, kreu i Institutit Norvegjez të Nobelit, në një email për AP ka theksuar se vullneti i themeluesit të çmimit Alfred Nobel dhe as rregullat e Fondacionit Nobel nuk parashikojnë këtë mundësi”, transmeton portali arbresh.info
“Nuk është e mundur që të tërhiqet një fitues i Çmimit Nobel të Paqes nga çmimi i tij”, ka theksuar Njolstad. “Asnjë nga komisionet e dhënies së çmimeve në Stokholm dhe Oslo nuk e kanë marrë parasysh tërheqjen e çmimit”.
Një peticion online i nënshkruar nga më shumë se 386,000 njerëz në Change.org po bën thirrje që asaj t’i hiqet çmimi për paqes mbi persekutimin e minoritetit mysliman të Myanmarit, Rohingya.
OKB ka raportuar se rreth 270 mijë persona janë shpërngulur nga vendi për shkak të dhunës që ka shpërthyer në muajin gusht./arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...