Turqia bllokoi qasjen në aplikacionin popullor Instagram më 2 gusht.
Por Turqia ka rikthyer qasjen në Instagram për përdoruesit, pasi rrjeti social ra dakord të përmbushë kërkesat e vendit në lidhje me censurën dhe përmbajtjen e lidhur me krimin.
Ministri i Transportit, Abdulkadir Uraloglu, njoftoi marrëveshjen në një postim në platformën X.
Instagrami ishte bllokuar në Turqi për pak më shumë se një javë, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit në vend humbën qasjen në platformë më 2 gusht, por asnjë shpjegim zyrtar për vendimin nuk u dha në atë kohë.
Megjithatë, bllokimi erdhi pasi shefi i komunikimit i Turqisë, Fahretin Altun, akuzoi platformën për censurimin e postimeve që shprehnin ngushëllime për Ismail Haniyeh, udhëheqësin e Hamasit të vrarë së fundmi.
Në një postim të shtunën, Uraloglu përmendi shqetësimet në lidhje me përmbajtjen në lidhje me krimet e katalogut – të cilat përfshijnë vrasje, sulme seksuale, trafik droge dhe torturë, sipas Reuters – dhe censurën e vendosur ndaj përdoruesve të Instagram.
NetBlocks, i cili fillimisht raportoi se Instagram ishte bllokuar në Turqi në fillim të këtij muaji, konfirmoi të shtunën se qasja në platformë kishte filluar të kthehej. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...