Ditari i një viktime 13-vjeçare të Holokaustit do të shpërndahet sot nëpërmjet Instagram, pjesë e një projekti që kërkon të rrisë njohjen e Holokaustit te brezi i ri.
Llogaria në Instagram e adoleshentes hungareze, Eva Heyman (“eva.stories”) do të fillojë funksionimin në orën 16:00 (1300 GMT), në prag të Ditës Përkujtimore të Holokaustit në Izrael.
Kjo llogari ka deri tani 318 000 ndjekës, një numër i konsiderueshëm kur mendon se ajo çka shihej deri tani ishte një përmbajtje e shkurtër (trailer) dhe një foto profili.
Fillimi i videos tregon Evën duke folur për dashurinë dhe miqtë si edhe për ëndrrën e saj për t’u bërë një gazetare e njohur.
Ajo mbyllet me pushtimin nazist dhe deportimin e Evës.
Eva filloi ta shkruajë ditarin e saj në shkurt 1944 deri në maj 1944, kohë kur ajo u deportua në kampin e vdekjes në Aushvic së bashku me gjyshërit e saj, përcjell Atsh.
Eva u vra në Aushvic, më 17 tetor 1944.
Ky projekt u realizua nga biznesmeni izraelit, Mati Kochavi dhe vajza e tij, Maya.
“Vetëm 2,7% e diskutimeve për Holokaustin vijnë nga të rinjtë, një rënie e ndjeshme krahasuar me brezat e mëparshëm”, tha Kochavi në një komunikim me median.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?