Inspektorët evropianë kthehen në Greqi për të kontrolluar financat

18:52 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Kreditori kryesor i Greqisë paralajmëroi vendin të hënën që të mos largohet nga reformat e dakorduara përpara përfundimit të shpëtimit të saj ndërkombëtar, pasi mbikqyrësit evropianë arritën për një inspektim pesë-ditor të financave të vendit.

Inspektorët ka të ngjarë të përqëndrohen në premtimet e qeverisë gjatë fundjavës, të cilat ofrojnë lehtësime taksash, si dhe planet për të hequr shkurtimet e premtuara të pensioneve që duhet të hyjnë në fuqi në 2019, raporton AP përcjell arbresh.info

Klaus Regling, drejtor menaxhues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, fondi i shpëtimit i eurozonës, i tha gazetës austriake Die Presse: “Ne mund të ndalojmë masat e lehtësimit të borxheve që janë vendosur për Greqinë nëse programet e rregullimit nuk vazhdojnë ashtu siç është rënë dakord.”

Programi i shpëtimit përfundoi më 20 gusht, por niveli i borxhit të vendit mbetet afër 180 për qind të PBB-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme