Inspektorët e armëve kimike nga mbikëqyrësi ndërkombëtar janë në rrugën e tyre drejt vendit ku thuhet se u krye sulmi kimik në Duma të Sirisë, thotë Rusia.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se një komision special nga Organizata për Ndalim të Armëve Kimike (OPXW) u nis këtë mëngjes, transmeton portali arbresh.info.
Franca ka sugjeruar që Siria dhe Rusia mund të jenë duke mbuluar dëshmitë e sulmit kimik, dhe ka kërkuar që inspektorët ndërkombëtarë të kenë qasje në vendin ku ndodhi sulmi i pretenduar.
Ekipi i inspektorëve ishte vonuar për disa ditë në përpjekjet e tyre për të arritur Dumën.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se ekipi ishte në rrugën e tyre dhe e dënoi vonesën si “të papranueshme”./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...