Inspektorët e armëve kimike ende nuk kanë siguruar qasje në vendin ku dyshohet se ka ndodhur sulmi me armë kimike në qytetin Duma në Siri, ka thënë delegacioni britanik në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPWC).
Sulmi i dyshuar në Duma, jashtë Damaskut sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lënë të vdekur 43 persona, të cilët “i janë ekspozuar substancave toksike me përqëndrim të lartë” më 7 prill.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca kanë nisur sulme ajrore në bazat e Qeverisë siriane më 14 prill si përgjigje ndaj sulmit të një jave më parë.
Inspektorët e OPWC-së kanë arritur gjatë vikendit në Siri për të zbuluar nëse janë përdorur armët kimike në Duma.
Gjatë një takimi urgjent me dyer të mbyllura OPWC, delegacioni britanik ka thënë përmes një deklarate në Twitter se Rusia dhe Siria ende u kanë lejuar qasje në Duma.
Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka thënë se vizita e inspektorëve është vonuar si rezulat i sulmeve Perëndimore./rel
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...