Mbrëmë me kohën lokale të Shteteve të Bashkuara është mbajtur debati i parë për zgjedhjet presidenciale.
Mes shumë kritikave e shkëmbimeve të ofendimeve mes Donald Trump dhe Joe Biden është dëgjuar edhe një fjalë që përdoret edhe në rajonet shqipfolëse e arabe, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur në lidhje me regjistrimet e tij të taksave pas zbulimeve nga New York Times se ai kishte paguar pak ose aspak taksa gjatë viteve të fundit, Trump tha se ai në të vërtetë kishte paguar miliona taksa.
Presidenti amerikan, një miliarder i vetëshpallur, ka refuzuar të lëshojë regjistrimet e tij të taksave, duke shkelur një traditë moderne për kandidatët presidencialë.
Të martën, ai i tha moderatorit të debatit se njerëzit përfundimisht “do të shohin” taksat e tij. Kjo është kur Biden tha: “Kur? Inshallah?”
Inshallah, një shprehje e përdorur në të gjithë botën arabe dhe myslimane, do të thotë fjalë për fjalë “nëse do Zoti” në arabisht, por në mënyrë bisedore, ajo mund të sinjalizojë paqartësi dhe jo-detyrim./arbresh.info/
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...