Chuck Schumer, udhëheqësi demokrat i Senatit, ka kërkuar që presidenti, Donald Trump të hiqet “menjëherë” nga detyra.
“Ajo që ndodhi dje në Capitol të SHBA-së ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti. Ky president nuk duhet të mbetët në detyrë edhe një ditë më gjatë”, tha ai, raporton bbc.
Ai shtoi se Mike Pence duhet të kërkojë amendamentin e 25-të, i cili lejon një transferim të pushtetit nga presidenti tek nënpresidenti, transmeton Telegrafi.
“Nëse nënpresidenti dhe kabineti refuzojnë të ngrihen në këmbë, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të fajësuar presidentin”, shtoi Schumer.
Ky i fundit është një nga emrat më profil të lartë që kërkon të inicohet shkarkimi i republikanit, por nuk është i vetmi, raporton cnn.
Gjithashtu edhe kongresistët David Cicilline, Ted Lieu dhe Jamie Raskin janë autorë të iniciativës. Nisma ka marrë mbështetje edhe të Partisë Republikane.
Trumpit i përfundon mandati më 20 janar, kur do të bëhet inaugurimi i Bidenit, që të mërkurën në mes të trazirave u certifikua si fitues i zgjedhjeve.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...