Patriarku i Kishës Ortodokse në Rusi ka shenjtëruar një kishë të re në Paris në afërsi të Kullës Eifel e cila shihet si simbol i diskutueshëm i ndikimit të presidentit Vladimir Putin në Evropë.
Patriarku Kirill, një aleat i ngushtë i Putini ka udhëhequr ceremoninë e shenjtërimit të Kishës Shën Trinity në brigjet e lumit Sena, e zbukuruar më 100 milionë euro kube ari, transmeton arbresh.info.
Kompleksi në pronësi të qeverisë rusë do të përfshijë edhe një qendër kulturore dhe një shkollë.
Edhe pse kjo ishte një ngjatje kryesisht fetare, në ceremoni kanë marrë pjesë edhe lider politikë.
Putini ka përkrahur projektin e një kishe ruse në Paris, gjë që shkaktoi kritika nga grupet e të drejtave të njeriut. Projekti u miratua në vitin 2008, si dhe ngjalli shqetësime të reja mbi marrëdhëniet diplomatike që ishin përkeqësuar në vitet në vazhdim.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka hedhur poshtë idenë se kisha do të përdoret nga shërbimet sekrete ruse për të spiunuar ndërtesat qeveritare dhe ambasadat që gjenden përreth kishës.
Ai kishte për qëllim që të inaguronte kishën në Paris gjatë muajit tetor, por anuloi vizitën e tij për shkak të komenteve të bëra nga presidenti francez Francois Hollande, i cili akuzoi sulmet ajrore ruse për vdekjen e shumë civilëve në Alepo. /Arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...