Çmimet në Gjermani do të vazhdojnë të rriten në muajt në vazhdim, kanë treguar rezultatet e një sondazhi të kryer nga Instituti ifo.
Sipas të dhënave, të gjitha kompanitë e ushqimit planifikojnë t’i rrisin çmimet në të ardhmen.
Ekonomistët e Mynihut po ashtu kanë thënë se edhe çmimet e energjisë dhe gazit do të vazhdojnë të rriten.
“Fatkeqësisht valës së inflacionit nuk po i shihet fundi ende”, ka thënë shefi i Institutit ifo, Timo Wollmershauser.
Të dhënat kanë treguar se 100 për qind e dyqaneve ushqimore dhe 92 për qind e atyre me produkte kimike janë duke planifikuar rritjen e çmimeve.
Çmimet pritet të rriten edhe për lulet, biçikletat dhe pajijset për zyrë.
Situata është e ngjashme edhe në industrinë e tekstilit dhe pajisjeve elektronike.
Më 30 shtator, Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika “Eurostat”, ka thënë se inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet recesion global më 2023.
Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./rel/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...