Norma vjetore e inflacionit të Bashkimit Evropian (BE) arriti në 8,8 për qind në maj 2022, nga 8,1 për qind sa ishte në prill, sipas zyrës statistikore të bllokut, raporton Anadolu Agency (AA).
Vitin e kaluar, shifra ishte 2,3 për qind, sipas Eurostat.
Norma vjetore e inflacionit të zonës së euros u rrit gjithashtu me 8,1 për qind në maj 2022, nga 7,4 për qind sa ishte në prill.
Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Francë dhe Maltë (të dyja 5,8 për qind), si dhe Finlandë (7,1 për qind), ndërsa normat më të larta vjetore janë regjistruar në Estoni (20,1 për qind), Lituani (18,5 për qind) dhe Letoni (16,8 për qind).
Në maj, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të Eurozonës erdhi nga energjia (+3,87 pikë përqindjeje), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+1,59 pp), shërbimet (+1,46 pp) dhe mallrat industriale joenergjetike (+ 1,13 pp).
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...