Inflacioni vjetor për muajin mars në Eurozonë, me efektin e luftës Rusi-Ukrainë dhe të çmimeve të energjisë, arriti nivelin më të lartë të regjistruar, duke shënuar një ngritje me 7,4 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat vjetore të inflacionit për muajin mars për Bashkimin Evropian (BE) dhe Eurozonën.
Sipas të dhënave, inflacioni vjetor në BE, i cili ishte 6,2 për qind në muajin shkurt, u rrit në 7,8 për qind në muajin mars. Ndërkaq, inflacioni vjetor në Eurozonë, i cili ishte 5,9 për qind në muajin shkurt, u rrit në 7,4 për qind në mars.
Regjistrimet e inflacionit për Eurozonën filluan të mbahen që nga viti 1997.
Në këtë mënyrë, inflacioni në muajin mars në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit në të cilën janë mbledhur të dhënat nga Eurostat.
Inflacioni, që nga gushti i vitit të kaluar e deri më tani matet çdo muaj në nivelin më të lartë të viteve të fundit.
Në muajin mars në fjalë, kontributin më të madh në rritjen vjetore të inflacionit në Eurozonë e kanë pasur produktet e energjisë me 4,36 për qind. Energjia u pasua respektivisht nga shërbimet 1,12 për qind, produktet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit 1,07 për qind dhe 0,9 për qind produktet industriale joenergjetike.
Në muajin mars, në Gjermani inflacioni u përcaktua 7,6 për qind, në Francë 5,1 për qind, në Spanjë 9,8 për qind, në Itali 6,8 për qind, në Holandë 11,7 për qind, në Belgjikë 9,3 për qind, në Çeki 11,9 për qind, në Estoni 14,8 për qind dhe në Lituani 15,6 për qind.
Inflacioni është shumë mbi objektivin prej 2 për qind të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Rritja e inflacionit kohët e fundit ka shqetësuar edhe evropianët.
Në Evropë tërheq vëmendjen rritja e çmimeve të përgjithshme, veçanërisht në produktet ushqimore bazë dhe ato të energjisë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...