Ndërsa kostoja e jetesës bëhet e papërballueshme, punëtorët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë grevën, duke kërkuar paga më të larta për të luftuar inflacionin në rritje.
Sipas sindikatës Unite, rreth 1,600 shoferë autobusësh në Londër lanë punën gjatë fundjavës, midis 27 dhe 28 gushtit, pas grevës së parë të autobusëve në kryeqytet në fundjavën e kaluar.
Shoferët e autobusëve në Londër thonë se u larguan sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë arritur të bëjnë një ofertë të arsyeshme pagash.
Kompania po ofron një rritje page prej 3.2% në vitin 2022 dhe 4.2% vitin e ardhshëm, por norma e vërtetë e inflacionit (RPI) aktualisht qëndron në 11.8%.
“Nuk ka të bëjë fare me një strategji kombëtare apo diçka të tillë, është diçka që ka ndodhur këtu në nivel lokal dhe reflekton atë që po ndodh gjetkë, sepse njerëzit në të gjithë vendin, mendoj se po ndihen njësoj”, tha oficeri rajonal Miles Hubbard për Unite.
“Kjo është arsyeja pse duket se është e koordinuar sepse njerëzit kudo ndihen në të njëjtën mënyrë dhe po arrijnë në të njëjtin përfundim. Mjaft më, nuk do ta durojmë më këtë”, ka shtuar ai.
Asnjë nga sindikatat që mbështetën grevat gjatë muajit gusht nuk kanë planifikuar greva për shtator, megjithatë, sekretari i përgjithshëm i RMT, Mick Lynch thotë se greva të tjera janë “shumë të mundshme”./euronews.al/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...