Inflacioni në Evropë ra sërish në muajin mars, por konsumatorët vazhdojnë të ndjejnë dhimbjen.
Sipas Eurostat, inflacioni vjetor pritet të jetë 6.9% në marsin e këtij viti, duke shënuar një rënie të ndjeshme nga 8.5% që ishte në shkurt.
Rënia vjen falë energjisë, çmimet e të cilës ranë me 0.9 për qind, një ndryshim tendence pas rritjes me dy shifra të regjistruar gjatë vitit të kaluar.
Por sa i takon faktorëve të tjerë të inflacionit, si ushqimi, ai vijon të rritet.
Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 15.4%, paksa më shpejt se në muajt e mëparshëm, duke treguar se konsumatorët evropianë janë ende në vështirësi.
Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni mirëpriti lajmin përmes një postimi:
“Rënia e inflacionit në Eurozonë është lajm i mirë, por inflacioni bazë mbetet i lartë, i udhëhequr nga ushqimi dhe shërbimet”, tha ai.
I ashtuquajturi “inflacioni bazë”, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, u rrit lehtë në 5.7%. Një kujtesë e fortë se sa i rrënjosur është bërë fenomeni i rritjes së çmimeve.
Sa u takon vendeve, Letonia, Estonia dhe Lituania kanë ende kuota dyshifrore. Ndërsa Luksemburgu aktualisht ka inflacionin më të ulët në Eurozonë. Edhe Spanja, Italia e Gjermania përjetuan rënie të ndjeshme./euronews
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...