Ndërsa Turqia po përballet me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve, muaji i shenjtë i Ramazanit ofron një periudhë lehtësimi për disa, me ushqime falas për iftar.
Inflacioni aktualisht përbën kërcënimin më të madh në përpjekjet për rizgjedhjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Në Kadiköy, një lagje e Stambollit ku jeton shtresa e mesme e popullsisë, njerëzit rreshtohen në pritje të iftarit që shënon fundin e një dite agjërimi.
Bashkia e Stambollit, e kontrolluar nga opozita, po ofron ushqim falas.
Në mbarë vendin, qytetet e mëdha nën kontrollin e opozitës po bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërsa afrohen zgjedhjet për parlament dhe për postin e presidentit opozita po përpiqet të tërheqë vëmendjen për shkallën e lartë të inflacionit, aktualisht më shumë se 55%.
Ata fajësojnë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për politikën e tij të pazakontë të uljes së normave të interesit, në vend të rritjes së tyre për të kontrolluar inflacionin.
Atilla Yesilada është analist për Turqinë në organizatën “GlobalSource Partners”.
Një nga arritjet më të mëdha të Presidentit Erdogan ishin vitet e rritjes ekonomike të papara ndonjëherë dhe krijimi i një klase të mesme të fuqishme fetare.
Analistët thonë se pjestarët e kësaj shtrese druheshin se mund të humbisnin fitimet e tyre, nëse Presidenti Erdogan humbiste pushtetin përballë partive pro-laike.
Aktualisht, Presidenti Erdogan po përpiqet të ndryshojë axhendën.
Vënia në punë e aeroplanmbajtëses së parë të Turqisë të hënën, tha Presidenti Erdogan, nxjerr në pah se ai e ka kthyer vendin në një fuqi rajonale, një përpjekje për të siguruar bazën që e mbështet atë, nacionalistët fetarë.
Rezultatet e zgjedhjeve të muajit që vjen do të tregojnë nëse kjo bazë do të vazhdojë të jetë besnike ndaj tij./abcnews
Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për manipulim të sigurime...
Rashford e lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester ...
Lajçaku radhit kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë, në ...
Lufta në Gaza, numri i viktimave arrin në 45 mijë
Vazhdon shkëlqimi i Uzunit, tre golësh dhe njeriu i ndeshjes...
Hapja e grupkapitujve të rinj, Rama ndan fotot nga Brukseli:...