Autoritetet austriake kanë pezulluar injektimet me një seri prodhimi të vaksinës AstraZeneca pas vdekjes së një gruaje 49-vjeçare dhe problemeve të rënda shëndetësore të shfaqura te një 35-vjecare.
Autoritetet shëndetësore deklaruan të dielën se kjo është një masë pararake derisa hetimet për dy rastet të përfundojnë.
Mediat austriake raportuan se gratë ishin të dyja infermiere që punonin në klinikën Zwettl.
Njëra nga punonjëset e shëndetësisë humbi jetën si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes, ndërsa kolegia e saj zhvilloi një emboli pulmonare (sëmundje akute e mushkërive shkaktuar nga një mpiksje gjaku).
Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor tha se po heton rastet dhe se aktualisht nuk ka prova që lidhin ngjarjen me vaksinimin.
Edhe kompania e AstraZeneca ka komentuar ngjarjen. “Nuk ka pasur asnjë ngjarje serioze anësore të konfirmuar që lidhet me vaksinën”, u shpreh një zëdhënës i kompanisë duke shtuar se të gjitha grupet e vaksinave i nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe rigoroze të cilësisë.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK