Google ADS

Infermieri gjerman që vrau të paktën 100 pacientë

16:45 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Testet toksilogjike sugjerojnë që ish infermieri vrau të paktën 100 persona në dy spitalet ku ajo ka punuar, thonë prokurorët.

Hetuesit besojnë që Niels Hoegl, i cili është duke vuajtur dënimin për dy vrasje, në mënyrë sistematike ka administruar doza fatale të medikamenteve për zemër, tek njerëzit që i kishte në kujdes, transmeton portali arbresh.info

Ai donte t’i bënte përshtypje kolegëve duke i ringjallur ata, por shumë veta vdiqën.

Akuza të reja kundër tij priten vitin e ardhshëm.

Tani Hoegl thuhet se ka vrarë 38 pacientë në Oldenburg dhe 62 në Delmenhorst në Gjermaninë veriore, në mes të viteve 1999 dhe 2005.

Hetuesit thonë se ai mund të ketë vrarë më shumë, por viktimat e mundshme janë djegur nëpër krematoriume.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të bëhej një nga vrasësit më të këqij të Gjermanisë së pas luftës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme