Google ADS

Infermieri e pranon në gjyq: Kam vrarë 100 pacientë

14:04 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Një ish-infermier në Gjermani ka pranuar se ka vrarë 100 pacientë. Ai i pranoi vrasjet në ditën e parë të gjyqit ndaj tij në qytetin verior të Oldenburgut.

Detektivët thonë se Niels Hoegel, 41 vjeç, u jepte doza fatale ilaçesh viktimave të tij në dy spitale në veri të vendit. Prokurorët thanë se motivi i tij ishte që t’u bënte përshtypje kolegëve duke shpëtuar pacientët që kishte sulmuar vetë.

Hoegel tha se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Olmenhorst mes viteve 1999-2005. Kur u pyet nga gjykatësi nëse akuzohet ndaj tij janë të vërteta, ai tha se paka shumë të gjitha qëndrojnë.

Ky pranim e bën 41-vjeçarin një nga vrasësit serial më të tmerrshëm në Gjermaninë e post-luftës.

BBC raporton se çështja është sensitivie për shkak se autoritetet kanë qenë nën akuzë se kanë mbyllur një sy përpara aktivitetit vrastar të Hoegel.

Hetuesit thonë se ai ka vrarë më shumë, por viktimat potenciale janë kremuar. Salla e gjyqit ishte e mbushur me të afërm të viktimave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme