Nga coronavirusi që po përhapet me shpejtësi të madhe në mbarë botën, kanë humbur jetën më shumë se 6.400 persona, derisa mbi 170 mijë tjerë janë infektuar.
Virusi është prezent në të gjitha kontinentet përveç Antarktikut, kurse shumë vende si preventivë kanë ndërmarrë masa parandaluese duke mbyllur kufijtë, transmeton Telegrafi.
Në SHBA janë infektuar 3.482 persona, derisa 65 tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi, shkruan CNN.
Gjendja më e rënduar në Evropë është në Itali ku kanë humbur jetën vetëm të dielën 368 persona, që po cilësohet si numri më i madh i rasteve – kurse në total e kanë pësuar me jetë 1.809 persona.
Kujtojmë që prej shpërthimit të pandemisë, në Itali janë infektuar 24.747 persona, transmeton Telegrafi.
Pas Italisë renditet Spanja dhe Franca, ku janë infektuar 7.753 persona dhe në Spanjë 5.423. Në Kinë gjatë të dielës janë konfirmuar 16 raste të reja, derisa një ditë më parë ishin raportuar 20.
Numri total i të infektuarve në këtë vend deri më tani ka shkuar në 80.860, derisa janë shëruar 67.749 pacientë.
Në Korenë e Jugut sot janë konfirmuar 74 raste të reja me coronavirus, e numri total i të infektuarve ka shkuar në 8.236.
Ministria e Shëndetësisë në Japoni, ka njoftuar se në mbarë botën janë zbuluar 15 vatra nga ku po përhapet infeksioni.
Një prej këtyre vendeve është në Osaka të Japonisë, ku numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 50, kurse në Guatemalë është shënuar vdekja e parë nga coronavirusi. /Telegrafi/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...