Google ADS

Industria e muzikës bën thirrje për ndërprerje aktiviteti

20:25 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Industria amerikane e muzikës ka bërë thirrje sot për një ditë “heshtje” të martën në shenjë proteste ndaj vdekjes së George Floyd.

Tre kompanitë kryesore muzikore shpërndanë mesazhin e përbashkët në mediat sociale duke premtuar “një ditë shkëputje nga puna dhe rilidhje me komunitetet tona”.

Punonjësve u është dhënë pushim dita e nesërme në formën e një “dite veprimi,” me qëllim “nxitjen e llogaridhënies dhe ndryshimit”.

Grupi Interscope tha se nuk do të publikojë muzikë kësaj jave, ashtu si dhe Apple Music dhe Ebro Darden.

Duke folur në Instagram, Rihanna tha se javën që shkoi ka ndjerë “zemërim, shkatërrim e trishtim”.

“Të shoh njerëzit e mi që vriten e linçohen më ka shtyrë në një vend të rëndë të zemrës time,” shkruante Rihanna.

Beyoncé u shfaq në një video duke nxitur fansat e saj të nënshkruanin një peticion për “drejtësi për George Floyd”.

“Të gjithë dëshmuam vrasjen e tij në mes të ditës …Jemi të neveritur. Ne nuk mund të normalizojmë dhimbjen”.

Dr Dre gjithahtu bënte thirrje për veprim duke thënë se “zemra ende më dhemb”.

“Ai polic na kishte vënë gjurin mbi qafë të gjithëve ne, të gjithë ne afro-amerikanëve”, tha ai.

Ndërsa Ariana Grande, J Cole, Tinashe, Nick Cannon, Yungblud, Camila Cabello në fundjavë ishin bashkuar në rrugë me protestuesit në qytetet e tyre në SHBA.

https://www.instagram.com/p/CAy-W0cAvWV/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme