Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin e ri si një pandemi.
Industria ajrore gjatë këtij viti u përballë me vështirësi të shumta.
Shumë qeveri janë përpjekur të zhvillojnë mënyrat e tyre për t’i bërë udhëtimet ndërkombëtare më të sigurta. Në shumë vende udhëtarëve u kërkohet të vetizolohen ose të tregojnë dëshmi të një testi negativ pas mbërritjes në destinacion.
Deri më tani nuk ka pasur zgjidhje universale dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend.
Tani, institucioni që përfaqëson industrinë e aviacionit në të gjithë botën ka bërë thirrje për testime të shpejta për të inkurajuar njerëzit që të fillojnë përsëri fluturimet, shkruan BBC .
“Çelësi për të rivendosur lirinë e lëvizjes përtej kufijve është testimi sistematik ndaj COVID-19 i të gjithë udhëtarëve para nisjes”, tha kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Alexandre de Juniac, në një deklaratë të martën.
“Kjo do t’u japë qeverive besimin për të hapur kufijtë e tyre pa ndryshime të vazhdueshme në rregullat e udhëtimit”, tha ai.
Testimi aktual zgjat disa orë ose ditë në një laborator, por IATA dëshiron që qeveritë të zhvillojnë dhe miratojnë teste më të shpejta, të cilat mund të japin rezultate në rreth 15 minuta.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit