Indonezia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

11:02 | 19 Shtator 2020
A Z

Indonezia e ka shënuar shifrën më të lartë të rasteve ditore të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet aziatik u regjistruan 4,168 persona të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 240,687.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 112 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 9,448, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme