Parlamenti i Indonezisë është duke rishikuara propozimet e kodit penal për të ndaluar të gjitha marrëdhëniet jashtëmartesore dhe ato mes homoseksualëve, duke shkaktuar kështu zemërim mes aktivistëve të komunitetit LGBT.
Propozimi pritet të finalizohet gjatë javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info
Drafti synon të ndalojë seksin jashtëmartesor, marrëdhëniet mes homoseksualëve dhe bashkëjetesën, shkruan Channel News Asia.
Tradhtia bashkëshortore tashmë është jashtë ligjit në vendin e Azisë Juglindore.
Komiteti parlamentar ka qenë i zënë duke u konsultuar me studiuesit fetarë, ekspertët ligjorë, grupet e avokimit dhe publikun për të mbledhur informacion mbi mënyrën më të mirë për rishikimin e kodit penal.
Shumica e partive politike, për shkak të frikës së humbjes së votave, kanë kërkuar që seksi mes homoseksualëve duhet të jetë jashtë ligjit.
Junimart Girsang, një anëtar i Partisë Demokratike indoneziane nacionaliste, kohët e fundit shprehu besimin e tij se marrëdhëniet e njëjta gjinore nuk mund të pranohen as ligjërisht, as për nga ana fetare apo etike.
Megjithatë, disa deputetë opozitarë e kanë konsideruar ligjin si të njejtë me ligjin e Sheriatit, që aplikohet në Aceh të Indonezisë.
Disa nga veprat penale të penalizuara në Aceh përfshijnë konsumimin, prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit, bixhozin, tradhëtinë dhe aktet homoseksule./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...