Raportohet se në Indonezi është ndaluar shitja e cigareve për personat nën moshën 21-vjeç.
Sipas “Antara News”, në Indonezi janë vendosur rregullore për shitjen e cigareve.
Sipas rregullores së re, ndalimi i shitjes së cigareve u rrit nga 18 në 21-vjeç ndërsa u ndalua edhe shitja e cigareve për gratë shtatzëna.
Shitja e cigareve nuk do të lejohet brenda 200 metrave nga këndet e lojërave të fëmijëve dhe institucioneve arsimore.
Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin tha se rregullorja pasqyron vendosmërinë e qeverisë për të transformuar dhe realizuar një ekosistem kombëtar shëndetësor gjithëpërfshirës./abcnews.al
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...