Indonezia fuqishëm ka dënuar shkeljet e Izraelit në Kuds dhe ka bërë thirrje për bojkot ndaj produkteve izraelite, thonë nga Ministria e Jashtme e Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para takimit të jashtëzakonshëm ministror të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) në Xheda, zv/ministri i Jashtëm i Indonezisë, Abdurrahman Mohammad Fachir, tha se veprimet e Izraelit pamundësojnë një zgjidhje me dy shtete në të ardhmen.
Fachir theksoi se është e rëndësishme për vendet e OBI-t të mbajnë statusin ligjor të Kudsit sipas ligjit ndërkombëtar dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të kritikojnë Izraelin për shkeljet e tij.
“Si një anëtar i Këshillit ekzekutiv të tanishëm të UNESCO-s, Indonezia u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të OBI-t që të mbajnë dhe të ruajnë statusin e qytetit të Kudsit i cili është i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, tha ai.
Fachir gjithashtu i bëri thirrje organizatës pan-islamike që të hapë dialog me komunitetet e moderuara në Izrael.
“Ne patjetër të përfshijmë të gjitha nivelet e shoqërisë të cilat ndajnë këndvështrimet e njëjta, komunitetet e moderuara të muslimanëve, krishterëve dhe hebrenjve”, theksoi ai.
– Bojkoti i produkteve nga vendbanimet ilegale
Fachir nënvizoi se përpjekjet për të ndaluar Izraelin patjetër të jenë të qëndrueshme, kryesisht përmes masave të ndikimit të drejtpërdrejt ekonomik.
Duke theksuar rëndësinë që vendet anëtare të OBI-t të bojkotojnë produktet izraelite nga territori i okupuar, Fachir i bëri thirrje Sekretariatit të OBI-t dhe Zyrës Islame për Bojkot të Izraelit që menjëherë të përpilojnë një listë të produkteve të prodhuara në vendbanimet ilegale izraelite, “si bazë për anëtarët që të zbatojnë politikat e bojkotit”.
Pas takimit, vendet anëtare publikuan një deklaratë të përbashkët sa i përket mbështetjes së përpjekjeve palestineze në përputhje me rezolutat e dakorduara në Samitin e 46-të të OBI-t në Abu Dhabi në mars të këtij viti dhe në Samitin e 14-të të OBI-t të mbajtur në Mekë në muajin maj të vitit të kaluar.
Mes tjerash, anëtarët vendosën të caktojnë një datë për të mbajtur një konferencë për grumbullimin e fondeve për zbatimin e një plani për zhvillimin e Kudsit, për të sjellë shkeljet e Izraelit kundër Palestinës dhe rëndësinë e Kudsit në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe për t’i dhënë OBI-t mandat për të konsideruar procedurat ligjore kundër Izraelit në institucionet ndërkombëtare.
Përpos Indonezisë, në takimin e OBI-t morën pjesë edhe ministrat apo përfaqësuesit e lartë nga Turqia, Palestina, Arabia Saudite, Jordania, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladeshi, Maldivet dhe Katari.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...