Tre fëmijë në Indonezi kanë vdekur nga një sëmundje misterioze e mëlçisë, ka thënë ministria e shëndetësisë e vendit, duke e rritur numrin global të vdekjeve në të paktën katër.
Një lloj i rëndë i hepatitit akut është identifikuar në pothuajse 170 fëmijë në 11 vende të bvotës, duke ngritur shqetësime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për “origjinën e panjohur” të sëmundjes, transmeton portal arbresh.info
Simptomat që prekin fëmijët përpara shenjave të inflamacionit të mëlçisë kanë përfshirë të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.
Ministria e shëndetësisë e Indonezisë tha se tre fëmijë kishin vdekur në spitale muajin e kaluar në kryeqytetin Xhakarta, pasi shfaqën disa nga simptomat.
Fëmijët, dy, tetë dhe 11 vjeç, gjithashtu kishin ethe, verdhëz, konvulsione dhe humbje të vetëdijes, tha zëdhënësja e ministrisë, Siti Nadia Tarmizi.
“Për momentin dyshojmë se rastet janë hepatit akut, por duhet të konfirmojmë se nuk janë për shkak të viruseve të njohura të hepatitit A, B, C, D dhe Rb”, tha Tarmizi.
Ministria e Shëndetësisë në Indonezi ka filluar hetimet rreth shkakut të sëmundjes.
Ministria gjithashtu u bëri thirrje prindërve që të dërgojnë menjëherë fëmijët e tyre në spital nëse shfaqin ndonjë shenjë të simptomave.
Shfaqja e një sëmundjeje të re të mundshme që prek vetëm fëmijët e vegjël, shumica janë nën 10 vjeç pa kushte themelore, ka shkaktuar shqetësim në një komunitet global shëndetësor që tashmë po përballet me Covid-19.
OBSH ka deklaruar se ka parë një “rritje të papritur të konsiderueshme” të rasteve në Britani të Madhe, në Irlandë dhe në Holandë.
Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan një studim të premten në një grup në Alabama, ku nëntë fëmijë gjithashtu rezultuan pozitivë për një patogjen të zakonshëm të quajtur adenovirus 41.
Patogjeni dihet se shkakton gastroenterit te fëmijët, por “zakonisht nuk njihet si shkaktar i hepatitit te fëmijët ndryshe të shëndetshëm”, tha agjencia.
Adenoviruset zakonisht përhapen nga kontakti i ngushtë personal, pikat e frymëmarrjes dhe kontakti me sipërfaqet e kontaminuara. Ka më shumë se 50 lloje adenovirusesh, të cilët më së shpeshti shkaktojnë ftohje, por edhe shumë sëmundje të tjera./Guardian/arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...