Plazhet e ishullit Lambok të Indonezisë janë mbushur me mijëra turistë, që po presin shpëtim në qiell të hapur, pas një tërmeti të fuqishëm që la të vdekur 142 persona.
Pamjet që janë shpërndarë nga mediat në Bali, i tregojnë ata të grumbulluar në bregdet, pasi të kenë kaluar natën në qiell të hapur, shkruan Telegrafi.com, transmetorn portali Arbresh.info.
Të tmerruar nga dridhjet, shumë banorë kanë marre jelekët për shpëtim dhe nëpër errësirë, u ngjitën në hapësira më të larta, nga frika e goditjes së ndonjë cunami. Megjithatë, rreziku për një fatkeqësi të tillë, është hedhur poshtë.
Shkaku i tërmetit prej shtatë shkallësh, shpëtimtarët po e kanë problem të intervenojnë nëpër zonat më të thella.
Raportohet se shumë njerëz janë ngujuar nëpër xhamitë e shembura, teska nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Spitalet e improvizuara i trajtuan fillimisht fëmijët e lënduar, ndërsa të rriturit me gjymtyrë të thyera, po presin në dhimbje që të trajtohen.
Nuk ka të dhëna për turistë të bllokuar, të cilin nuk kanë ditur nga të shkojnë pas tërmetit, në këtë ishull që vizitohet nga turistë prej të gjitha anëve.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së