Kreu i ekipit këshillues për Task forcën indoneziane të koronavirusit, Adisasmito tha se parashikimet nga studiuesit dhe ekspertët tregojnë se rastet do të arrijnë kulmin nga fillimi i majit deri në fillim të qershorit.
Sipas një zyrtari indonezian, rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) në Indonezi midis qershorit dhe korrikut pritet të rriten në mbi 105 mijë.
Kreu i ekipit këshillues për Task forcën indoneziane të koronavirusit, Wiku Adisasmito, tha se parashikimet nga studiuesit dhe ekspertët tregojnë se rastet do të arrijnë kulmin nga fillimi i majit deri në fillim të qershorit.
“Në fillim të qershorit, rastet pritet të arrijnë në 95 mijë dhe do të rriten deri në 105 mijë midis qershorit dhe korrikut”, tha Adisasmito në një telekonferencë për media.
Adisasmito tha se qeveria do të vazhdojë me masat dhe hapat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Ne sigurisht do të zbatojmë politika për të parandaluar numrin e rasteve në mënyrë që ky parashikim të mbetet vetëm një parashikim,” tha Adisasmito.
Sot, Indonezia tejkaloi Filipinet si vendi me më shumë raste të koronavirusit në Azinë Juglindore.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Indonezi ka arritur në 5.923, përfshirë 607 shërime dhe 520 vdekje.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, koronavirusi ka infektuar pothuajse 2.2 milionë njerëz, me rreth 146 mijë vdekje dhe rreth 560 mijë të shëruar./AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...