Indonezi, përmbytje të mëdha, mbi 1 mijë shtëpi nën ujë

10:23 | 2 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

1.463 shtëpi kanë mbetur në ujë si pasojë e përmbytjeve në rajonin Cilacap në Indonezi.

Kreu i Agjencisë të Menaxhimit të Katastrofave në Cilacap, Tri Komara Sidhy, në një deklaratë theksoi se shirat intensivë që kanë qenë mbrëmë kanë shkaktuar përmbytje në fshatra të ndryshëm në rajonin Cilacap.

Sidhy tha se në të gjithë rajonin kanë mbetur nën ujë 1.463 shtëpi dhe se janë evakuuar familjet që i janë dëmtuar shtëpitë.

Si pasojë e përmbytjeve të lumenjve niveli i ujit në disa rajone ka arritur deri në 1.5 metra, tha Sidhy, i cili bëri të ditur se në rajon do të fillojnë sa më shpejt punimet e pastrimit dhe riparimit.

Në Indonezinë e cila ndodhet në brezin ekuatorial kryesisht në periudhën mes tetorit dhe prillit ndodhin shpesh përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme