Të paktën 11 577 tërmete goditën Indonezinë në vitin 2018, njoftoi Agjencia indoneziane e Meteorologjisë.
Shefja e saj, Dwikorita Karnawati tha se numri i tërmeteve vitin e kaluar paraqet rritje të konsiderueshme nga ai i vitit 2017, ndërkohë që 297 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 5,0 ballë të shkallës Rihter.
Karnawati theksoi se numri i tërmeteve është rritur vazhdimisht në Indonezi, pasi në vitin 2013 në vend ndodhën 4 234 tërmete, 5 292 në vitin 2015 dhe 7 172 në vitin 2017.
Ajo rikujtoi se tërmeti i vitit të kaluar në Palu dhe Lombok shkaktoi shkatërrime të mëdha dhe se mijëra persona u ndikuan nga katastrofat në fjalë.
Indonezia është goditur nga 38 354 tërmete mes viteve 2013 dhe 2018, ndërkohë që mijëra persona humbën jetën nga tërmetet në ishuajt Sumatra, Lombok dhe Sulawesi.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...