Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar vendin e tragetit të fundosur të pasagjerëve i cili javën e kaluar me mbi 200 persona u fundos në liqenin Toba në veri të ishullit indonezian Sumatra, raporton Anadolu Agency (AA).
Fundosja ndodhi të hënën e kaluar, ndërsa ekipet e shpëtimit shpëtuan 18 persona, nxorën katër persona të vdekur, ndërsa edhe 192 të tjerë llogariten si të zhdukur.
Mbrojtja civile që kryeson aktivitetet e shpëtimit njoftoi se një objekt i cili është vërejtur në thellësi të liqenit prej 490 metrave me siguri është trageti i fundosur.
Bëhet fjalë për një liqen që u krijua në kraterin e thellë vullkanik, dhe shpëtuesve indonezianë do të duhet edhe ndihmë ndërkombëtare për të nxjerrë tragetin e zhytur në të cilin gjenden viktimat.
Me siguri shkaku i fundosjes së tragetit është numri i madh i personave në mjetin lundrues, ndërsa policia indoneziane ka arrestuar katër persona të dyshuar për shkelje të rregullave të transportit publik.
Pasi zhytësit nuk arritën të gjejnë tragetin e fundosur, sepse në ujërat e errëta dhe të ftohta të liqenit ata mund të zhyten vetëm 50 metra thellë, shpëtuesit vazhduan kërkimin me pajisjet e marinës indoneziane.
Pas lokalizimit të tragetit, ekipeve të shpëtimit u mbetet pjesa e vështirë e nxjerrjes së tij. Aktualisht, ata kanë vinça që mund të arrijnë vetëm 100 metra në thellësi.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...