Autoritetet indoneziane njoftuan se kanë gjetur vendin ku besojnë se u rrëzua një aeroplan pasagjerësh Boeing 737, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta të shtunën. Aeroplani Sriwijaya Air mbante 62 persona në bord kur u zhduk nga radari katër minuta pas fillimit të udhëtimit të tij për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan.
Të dielën, u gjurmuan sinjalet nga deti që mendohet të jenë nga regjistruesi i fluturimit të avionit. Më shumë se 10 anije tani janë në kërkim.
“Ne kemi zbuluar sinjale në dy pika, ato mund të jenë të kutisë së zezë të aeroplanit”, tha shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito. Kutia e zezë quhet pajisja që përmban të dhënat e fluturimit.
Hetuesit po analizojnë gjithashtu objekte për të cilat ata besojnë se janë nga rrënojat e aeroplanit, duke përfshirë një rrotë. Një zëdhënës i policisë së Xhakartës, Yusri Yunus, tha se dy çanta ishin marrë nga agjencia e kërkimit dhe shpëtimit. “Ne jemi ende duke identifikuar këto gjetje”, tha ai, transmeton BBC.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit u pezulluan brenda natës por rifilluan herët të dielën. Katër aeroplanë janë përfshirë gjithashtu për të ndihmuar në kërkim.
Dëshmitarët thanë se ata kishin parë dhe dëgjuar të paktën një shpërthim.
Bazuar në të dhënat teknike mësohet se aeroplani ishte prodhuar para 26 vjetësh.
Aeroplani u zhduk rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit Xhakarta, jo shumë larg vendit ku më 2018 u rrëzua një aeroplan tjetër. Nga ai aksident vdiqën 189 persona, pasi aeroplani indonezian Lion Air u zhyt në det rreth 12 minuta pas ngritjes nga qyteti.
Kjo ishte një nga dy përplasjet që çuan rregullatorët të tërhiqnin nga përdorimi Boeing 737 Max. Modeli rifilloi fluturimet e pasagjerëve në dhjetor pas një riparimi të sistemeve. Aeroplani i rrëzuar të shtunën nuk i përket këtij modeli./REL/
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë