Pilotët e fluturimit 610 të Lion Air kanë luftuar praktikisht me sistemin automatik në minutat përpara se avioni të binte në oqean duke vrarë të 189 personat në bord.
Një raport paraprak mbi aksidentin e rëndë ajror ka nxjerrë në dritë detaje të tjera mbi momentet finale të fluturimit fatkeq, por pranon se ka ende pyetje që kërkojnë përgjigje.
Të dhënat e përftuara nga dy kutitë e zeza tregojnë se pilotët janë përpjekur vazhdimisht të marrin kontrollin nga sistemi automatik i Boingut Max 737, por hetuesit po përpiqen të kuptojnë përse ata nuk përdorën të njëjtën procedurë të ndjekur nga një ekip tjetër ditën paraardhëse kur u gjenden përballë të njëjtit problem.
Sistemi ishte duke iu përgjigjur të dhënave të gabuara, të cilat sugjeronin se hunda ishte anuar në një kënd më të lartë nga sa po ndodhte në vërtetë, duke treguar se avioni ishte në rrezik. Pilotët e kanë korrigjuar fillimisht në mënyrë manuale dhe kanë krye të njëjtën procedura në mënyrë të vazhduar.
Sipas analistit të aviacionit pranë CNN, David Soucie, rrethanat e krijuara nga përpjekja për korrigjimin automatik të avionit, e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e pilotëve. Avioni ra në 29 tetor në detin e Javës, me pak se 11 minuta pas ngritjes në ajër nga Xhakarta, ndërsa pilotet dukej se nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte me mjetin, i cili nuk i përgjigjej siç duhej./TCh/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë