Aeroportet në Bali dhe Java Lindore të Indonezisë janë mbyllur përkohësisht për shkak të pluhurit dhe tymit vullkanik të nxjerrë nga Vullkani Agung aktiv në Ishullin Bali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në gazetën Kompas, zyrtarët e aeroportit në Bali kanë njoftuar anulimin e përkohshëm të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar Ngurah Rai për shkak të ndikimit negativ të pluhurit dhe tymit vullkanik.
Zyrtarët bënë të ditur se bëhet fjalë për anulimin e afër 450 fluturimeve në ishullin turistik Bali, me çka do të përfshihen mbi 75 mijë pasagjerë.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofozikës, nga ana tjetër, njoftoi pezullimin e fluturimeve në qytetet Banyuvangi dhe Jember në Javën Lindore për shkak të aktivitetit vullkanik.
Qendra e Vullkanologjisë dhe Zvogëlimit të Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) më herët ka njoftuar se pluhuri dhe tymi vullkanik i mbrëmshëm në vullkan ka arritur deri në dy mijë metra, duke paralajmëruar popullatën e rajonit të qëndrojnë larg aktiviteteve në përreth vullkanit dhe të përdorin maska në zona të caktuara.
Nga ana tjetër, aviokompanitë Jetstar ve AirAsia përmes faqeve të internetit kanë njoftuar anulimin e fluturimeve të dyanshme mes qyteteve në Australi dhe Balit pas paralajmërimeve të autoriteteve në Bali.
Ndryshe, dhjetra mijëra pasagjerë ishin dëmtuar nga pluhuri dhe tymi vullkanik që kishte penguar fluturimet në muajin nëntor. Në veçanti, kompanitë turistike nga Kina dhe Australia kishin anuluar turnetë turistike në rajon, ndërsa shumë fluturime në Bali ishin ndaluar. Qeveria kishte njoftuar humbje prej një miliardë dollarësh për shkak të aktivitetit në këtë vullkan në periudhën shtator-dhjetor.
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...