Indiani Balbir Singh, i cili ka marrë pjesë në shembjen e xhamisë Babri në vitin 1992 që vazhdon të jetë temë e mosmarrëveshjeve mes myslimanëve dhe indianëve në Indi, ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive pas konvertimit të tij në Islam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin indian, Singh, pjesëmarrës në shembjen e xhamisë Babri nga indianët ekstremistë, pasi u konvertua në Islam mori emrin “Mohammad Amir” dhe me ndjenjën e tij si fajtor për këtë vepër ai ka marrë pjesë në ndërtimin dhe riparimin e më shumë se 90 xhamive.
Në një intervistë për India Today, Amir ka bërë të ditur se ka qenë i pari që me lopatë në dorë është ngjitur në kupolën e xhamisë gjatë shembjes.
“Menjëherë pas shembjes përjetova një ndjenjë shumë të madhe të fajësisë dhe ky ishte momenti kur vendosa të pranoj islamin”, u shpreh Amir.
Ai theksoi se bashkë me shokun e tij Mohammed Umar, i cili po ashtu më pas ka pranuar fenë islame, e kanë përmbushur premtimin e dhënë për restaurimin e rreth 100 xhamive për faljen e mëkateve.
Pas konvertimit në Islam, Amir u martua me një grua myslimane dhe në të njëjtën kohë, shpjegon ai, u mëson fenë islame të tjerëve duke kryer detyrën si predikues.
Territori i xhamisë së shembur temë debati mes indianëve dhe myslimanëve
Territori i cili në të kaluarën ndodhej xhamia e shembur Babri në qytetin historik Ayodhya, vazhdon të jetë temë debati mes indianëve dhe myslimanëve që prej shumë vitesh.
Indianët radikalë pretendojnë se myslimanët në shekullin e 16-të kanë shembur tempullin e ndërtuar në emër të mbretit indian Rama dhe në vend të saj kanë ndërtuar xhami.
Në dhjetor të vitit 1992 indianët radikalë shembën xhaminë Babri, të ndërtuar në periudhën e perandorisë Mogule.
Shembja e xhamisë shkaktoi trazira që rezultuan me vdekjen e rreth 2.000 personave në të gjithë vendin.
Myslimanët në Indi kërkojnë rindërtimin e xhamisë në vendin në fjalë, ndërsa indianët duke mbrojtur idenë e tyre se këtu ka lindur mbreti hyjnor Rama kërkojnë ndërtimin e tempullit
Kjo çështje i është referuar gjyqësorit ku gjykata e lartë seancën e radhës në lidhje me çështjen e ka shtyrë që të zhvillohet këtë muaj.
Emri i qytetit Faizabad që ndodhet në rajonin Uttar Pradesh, në muajin nëntor u vendos që të ndryshohej në Ayodhya, i cili për shkak se në traditën indiane njihet si vendi i lindjes së mbretit Rama, për indianët ai pranohet si një qytet i shenjtë.
Amit Shah, kryetari i partisë në pushtet Bhartiya Janata (BJP), javën e kaluar bëri thirrje për ndërtimin e një tempulli të ri në territorin e xhamisë Babri, e cila prej shumë vitesh është çështje e mosmarrëveshjeve mes muslimanëve dhe indianëve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?