India ka vaksinuar në total 1,043,534 punonjës shëndetësor gjatë fazës së parë të vaksinimit kundër koronaviursit që ka filluar më 16 janar.
Arbresh.info transmeton se vendi ka planifikuar vaksinimin e 10 milionë punëtorëve shëndetësor në fazën e parë të vaksinimit, kurse në fazën e dytë pritet të vaksinohen rreth 270 milionë banorë mbi moshën 50 vjeç.
“Viti 2021 ka sjellur shpresë të re për Indinë,” ka thënë ministri i Shëndetësisë Dr. Harsh Vardhan, gjatë një konference të premten.
Në fillim të këtij muaji, India ka porositur dy vaksina kundër koronavirusit në raste emergjente, njëra vaksinë është Astra Zeneca nga Instituti Serum i Indisë dhe vaksina e dytë është vaksina e zhvilluar nga India Covaxin e krijuar nga Bharat Biotech. Nga vaksina e parë janë porositur 11 milionë doza kurse nga e dyta janë porositur 5.5 milionë doza.
India ka raportuar 10,625,428 raste të reja, duke përfshirë 153,032 viktima, shkruan CNN./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...