Burrat që kërkojnë “divorc të menjëhershëm” mund të dënohen me tri vite burg, sipas projektligjeve të shqyrtuara në Indi.
Praktika tradicionale që përdoret zakonisht te komuniteti mysliman, mund të kryehet duke përdorur tri herë fjalën Talaq (divorc) dhe mund të kryhet në çdo formë, duke përfshirë shkrimin me një email ose me një mesazh përmes telefonit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Ligji është deklaruar jokushtetues nga Gjykata e Lartë e Indisë në gusht, por zyrtarët thanë se tradita ende vazhdon.
Këto dispozita janë bërë “për të siguruar që në rast se bashkëshorti kërkon që gruaja të largohet nga shtëpia ajo të duhet të ketë mbrojtje ligjore”, citoi një zyrtar i nivelit të lartë.
Sipas draftit të tanishëm, njerëzit e dyshuar për veprën penale nuk do të kualifikoheshin për lirim me kusht. Gjithashtu, praktika do të ndalohet në ë çfarëdo forme.
Mediat indine theksojnë se legjislacioni duhet të merret paarsysh gjatë seancave parlamentare të dimrit.
Myslimanët janë grupi më i madh i pakicës indiane dhe në disa vende praktika e Talaq-ut të trefishtë ka mbijetuar, edhe pse nuk ka asnjë bazë që ajo është marrë nga libri i shenjtë Kurani.
Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi pesë gra u ankuan, duke argumentuar se praktika tradicionale shkeli të drejtat e tyre themelore./arbresh.info/
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...